Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen misterioze të Georginës, e cila dyshohet të jetë vrarë nga e ëma, Roula Pispirgou.
33-vjeçarja ndodhet në paraburgim në Koridhalo, Greqi. Ndërkohë më 8 prill prokuroria dha urdhër për zhvarrosjen e 9-vjeçares, për të bërë hulumtime të hollësishme për vdekjen e vogëlushes.
Mjekët ligjorë kanë deklaruar se në trupin e 9-vjeçares janë gjetur shenja mbytjeje. Në këtë mënyrë rezulton se nuk ishte vetëm ketamina, substanca toksike që dyshohet se i dha e ëma, por ishte mbytja ajo që çoi vogëlushen drejt vdekjes.
Sa i përket Georginës mjeku tha se 9-vjeçarja u torturua rëndë nga njeriu që e vrau, por shtoi se nuk ishte i sigurt nëse incidentet e mëparshme ishin për shkak të ketaminës.
Nga ana e saj, kryetarja e mjekëve të spitalit Athinë- Pire, Matina Pagoni, theksoi se sjelljet e prindërve ishin problematike që në fillim. “Një nënë nuk mund të sillet në atë mënyrë dhe një baba nuk mund të jetë kaq indiferent”, tha ai.


