“Vdekja është vetëm fillimi”, kur Prigozhin deklaronte: Do shkojmë në Ferr, por dhe aty do jemi më të mirët!

24 August 2023, 17:04Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vdekja është vetëm fillimi”, kur Prigozhin
Yevgeny Prigozhin

Pas lajmit për vdekjen e oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, mediat sociale dhe kryesisht ato pro-ruse që mbështesnin “Wagner” janë mbushur me postime përkujtimi për të.

Pavarësisht se Prigozhin ishte kthyer në armik të regjimit në Moskë, që pas grushtit të dështuar të shtetit, midis qytetarëve të thjeshtë dhe luftëtarëve mercenarë të “Wagner” ishin me qindra-mijëra ata që e mbështesnin.

Mes tyre u fol edhe për një lloj “hakmarrjeje” për vdekjen e Prigozhin, por deri tani situata në Rusi ka qenë e qetë, ndonëse tensionet ndjehen me forcimin e sigurisë pranë godinave shtetërore.

Në një video të publikuar “online” Prigozhin duket se e kishte parashikuar fatin e tij. Ai dëgjohet teksa flet jashtë kamerave me komandantin e “Wagner” Dmitry Utkin, teksa ky i fundit thotë “Vdekja nuk është fundi, është vetëm fillimi”.

Ndërsa Prigozhin i përgjigjet: “Do shkojmë në Ferr, por edhe aty do jemi më të mirët”. Një shprehje që është kthyer në simbol tashmë mes mbështetësve të tij.


Video