Ushtria ukrainase çliron fshatin Robotine pas betejave të ashpra me rusët

23 August 2023, 18:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria ukrainase çliron fshatin Robotine pas betejave të ashpra me
Flamuri ukrainas valëvitet në Robotine

Fshati i Robotine-s një pikë strategjike në fushëbetejë është çliruar sot nga forcat e ushtrisë ukrainase.

Robotine, ndonëse një fshat i vogël, ndodhet në brendësi të valës së parë të fortifikimeve ruse, çka do të thotë se ushtria ukrainase ka arritur të depërtojë në thellësi.

Për rrimarjen e kontrollit në këtë zonë, prej disa javësh janë zhvilluar beteja të ashpra, ku humbjet kanë qenë të mëdha si nga rusët dhe ukrainasit.

Ushtria ukrainase çliron fshatin Robotine pas betejave të ashpra me
Fortifikimet ruse me trekëndësh të kuq

Raportohet se beteja e ashpër është zhvilluar gjatë orëve të natës, teksa trupat ukrainase kanë përdorur dylbi për vizion në errësirë dhe automjete luftarake të dhuruara nga SHBA, si “Bradley”.

Flamuri ukrainas është parë të valëvitet në një prej godinave të fshatit.


Video