Ukraina: Rusët kanë rrëmbyer 150 fëmijë në Mariupol

18 April 2022, 09:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina: Rusët kanë rrëmbyer 150 fëmijë në
Lufta në Ukrainë

Një grup i të drejtave të njeriut në Krime denoncoi se rusët morën me forcë rreth 150 fëmijë nga Mariupol, 100 prej tyre të shtruar në spital. 

"Ushtria ruse mori me forcë rreth 150 fëmijë nga Mariupol dhe i transferoi në Donetsk dhe Taganrog rus’, tha Olha Skrypnyk, kreu i grupit të të drejtave të njeriut në Krime.

Sipas Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit, shumica e fëmijëve, të cilët nuk janë jetimë, janë marrë pa prindërit e tyre, ndërsa për fëmijët e mbetur në qytetin e rrethuar ka një alarm shëndetësor: "Ata janë të uritur".


Video