Ukraina: Ekuipazhi i anijes ‘Moskva’ nuk është shpëtuar

16 April 2022, 09:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ukraina: Ekuipazhi i anijes ‘Moskva’ nuk është

Një zyrtar ukrainas pretendon se asnjë nga 530 personat brenda anijes “Moskva” që u fundos të enjten nuk është shpëtuar.

Rusia nga ana tjetër thotë se ka evakuuar me sukses ekuipazhin përpara se anija të fundosej.

Pretendimi i Ukrainës nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur. As zyrtarë të lartë të Pentagonit dhe as Rusia nuk kanë dhënë detaje mbi viktimat e mundshme në bordin e “Moskvës”.

“Një stuhi pengoi shpëtimin e anijes dhe evakuimin e ekuipazhit,” tha Natalia Goumenyuk, zëdhënëse e komandës ushtarake të Ukrainës jugore.

 


Video