U vra nga raketat ruse, minutat e fundit të jetës së 4-vjeçares ukrainase me 'sindromën Down' (Video)

16 July 2022, 08:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U vra nga raketat ruse, minutat e fundit të jetës së
Lisa Dmitrieva

Një vajzë katërvjeçare është vrarë dhe nëna e saj u plagos rëndë pasi raketat ruse goditën një qytet në Ukrainën qendrore.

22 persona të tjerë humbën jetën, duke përfshirë dy fëmijë të tjerë, dhe mbi 100 të tjerë u plagosën në sulmin në Vinnytsia.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter një video që tregon minutat e fundit të jetës së Lisa Dmitrieva, e cila kishte sindromën Down.

“Gjatë sulmit terrorist rus në Vinnytsia më 14 korrik, një vajzë e vogël e quajtur Lisa vdiq nga shpërthimi”, shkruhej në Twitter.


Video