Asim Sarajliç, deputet në Bosnje e Hercegovinë dhe zyrtar i lartë i Partisë udhëheqëse boshnjake të Veprimit Demokratik (SDA), dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike.
Në një konferencë për media, Asim Sarajliç tha se ka marrë vendimin për shkak të sanksioneve që Departamenti amerikan i Thesarit, ka vendosur ndaj tij më 11 Prill.
“Pavarësisht se nuk jam i dënuar për asnjë krim në shkallë të parë apo të fundit, besoj se – për shkak të vendimit të autoriteteve amerikane për të më futur në listën e personave të sanksionuar – është detyrimi im të jap dorëheqje nga pozicionet”, tha Asim Sarajliç.
“Si person përgjegjës, për të cilin interesi i shtetit është mbi të gjitha, nuk dua të jem, në asnjë mënyrë, pengesë në zbatimin e planeve të përbashkëta strategjike dhe të partneriteteve midis Bosnjës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha ai.
Nga Bosnja, përveç Asim Sarajliç, është edhe ish-kryeprokurorja e këtij vendi Gordana Tadiç.