U kërkua shkarkimi, Parlamenti i Malit të Zi voton kundër largimit të Abazoviç

3 February 2022, 13:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

U kërkua shkarkimi, Parlamenti i Malit të Zi voton kundër

Zëvendëskryeministri Dritan Abazovic nuk u shkarkua pasi shumica e deputetëve në Parlamentin e Malit të Zi votuan kundër.

Propozimi për të larguar Abazovicin nga posti i zëvendëspresidentit u iniciua nga kryeministri Zdravko Krivokapic si përgjigje ndaj nismës së mëparshme të Lëvizjes Qytetare Ura dhe partive opozitare për të votuar mosbesimin ndaj Qeverisë së Krivokapicit.

Nga gjithsej 81 deputetë, 77 ishin të pranishëm dhe vetëm 20 deputetë ishin për miratimin e rendit të ditës.

Para nisjes së seancës, zëvendëskryeministri Dritan Abazovic u tha gazetarëve se është e parëndësishme se si do të vendosin deputetët për largimin e tij dhe theksoi se gjëja më e rëndësishme për të ishte që Mali i Zi të ketë një qeveri të re evropiane, duke e zhbllokuar rrugën e saj evropiane.

 


Video