U dënua me 19 vite shtesë, Navalny: Burgu zgjat sa jeta ime, ose sa jeta e këtij regjimi

4 August 2023, 21:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U dënua me 19 vite shtesë, Navalny: Burgu zgjat sa jeta ime, ose sa
Alexey Navalny

Alexey Navalny ka reaguar për herë të parë pasi një gjykatë në Rusi vendosi ta dënojë me 19 vite burg me akuzat e krijimit të një organizate që shkel të drejtat e njeriut.

Profili i menaxhuar prej njerëzve të afërt të tij në rrjetin social "Tëitter", thotë se numri i viteve nuk ka rëndësi për një të burgosur politik si ai.

Ai shkruan se është i vetëdijshëm që dënimi është i përjetshëm dhe do të zgjasë sa jeta e tij, ose sa jeta e regjimit të Putinit.

Në fund ai i bën thirrje rusëve të rezistojnë.

Reagimi i Navalny:

19 vjet në një koloni penale të sigurisë maksimale. Numri i viteve nuk ka rëndësi. Unë e kuptoj shumë mirë që, si shumë të burgosur politikë, jam i dënuar me burgim të përjetshëm. Ku jeta matet me afatin e jetës sime apo me afatin e jetës së këtij regjimi.

Shifra e dënimit nuk është për mua. Është për ty. Ti, jo unë, po frikësohesh dhe po privohesh nga vullneti për të rezistuar. Ju jeni të detyruar t'ia dorëzoni vendin tuaj Rusinë pa luftë bandës së tradhtarëve, hajdutëve dhe të poshtërve që kanë marrë pushtetin. Putini nuk duhet të arrijë qëllimin e tij. Mos e humb vullnetin për të rezistuar.


Video