Turqia krah Amerikës për Ukrainën, Erdogan marrëveshje për armatimin e Kievit

3 February 2022, 13:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Turqia krah Amerikës për Ukrainën, Erdogan marrëveshje
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Turqia po kërkon ta përdorë fort kartën e saj të NATO-s dhe të miqësisë me rusët për t’u bërë një negociator i suksesshëm për uljen e tensioneve Rusi – Ukrainë.

Së fundmi, Turqia ka filluar dërgesat e armatimeve të sofistikuara drejt Kievit.

Ata kanë dal kundër rusëve në këtë rast duke tentuar të rikthehen si një partner i besueshëm amerikan dhe i NATO-s, ndërsa theksuan se nuk do të tërhiqen nga marrëveshjet e planifikuara të armatimit të Ukrainës, duke përfshirë shitjen e mundshme të dronëve special.

Bashkëpunimi ushtarak mes Ankarasë dhe Kievit nuk synon Rusinë dhe nuk do të ndërpritet për ta kënaqur atë, tha zëdhënësi i Presidentit Erdogan, Fahrettin Altun.

Ukraina dhe Turqia do të firmosin këtë të enjte një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ku bën pjesë edhe tregtia e lirë mes dy vendeve gjatë takimit mes homologëve Zelenski dhe Erdogan në Kiev.


Video