Trump vendos 50 për qind tarifa ndaj BE, reagon Komisioni Europian

24 May 2025, 15:19Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump vendos 50 për qind tarifa ndaj BE, reagon Komisioni Europian
Donald Trump

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të reja të presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave prej 50% ndaj BE-së, duke rikthyer frikën për një luftë tregtare mes dy palëve.

Trump i quajti bisedimet tregtare me Brukselin të dështuara dhe paralajmëroi masa të reja, duke e përfshirë BE-në në një seri kërcënimesh që e kanë shoqëruar mandatin e tij të dytë.

Komisioni Evropian deklaroi se tregtia duhet të bazohet në respekt dhe jo në presion, ndërsa komisioneri për tregtinë, Maros Sefcovic, theksoi se BE është e gatshme të mbrojë interesat e saj.

Edhe vendet anëtare si Franca, Holanda dhe Polonia kanë kritikuar retorikën e Trump, duke kërkuar përshkallëzim, por gjithashtu kanë paralajmëruar se janë të përgatitur për kundërpërgjigje.

Lidhjet tregtare SHBA-BE mbeten të tensionuara, në një kohë kur bota ende përpiqet të ruajë stabilitetin ekonomik global.


Video