Trump shpall fundin e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe... Shqipërisë

20 August 2025, 18:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump shpall fundin e konfliktit mes Azerbajxhanit dhe... Shqipërisë
Presidenti Trump me kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev ne firmosjen e marrëveshjes se paqes ne Shtepine Bardhe

Dy muaj pasi Sekretari i tij i Mbrojtjes, Pete Hegseth në një konferencë për shtyp ngatërroi Tiranën me Teheranin, teksa komentonte sulmin e SHBA-ve ndaj tre bazave bërthamore të Iranit, lapsuseve diplomatike që “përfshijnë vendin tonë në luftë”, iu është bashkuar edhe vetë Donald Trump.

Gjatë një interviste në emisionin “Mark Levin Show” ditën e djeshme, Trump teksa rendiste gjashtë konfliktet që ai pretendon se ka zgjidhur duke sjellë paqen, i është referuar Armenisë si “Albania” (Shqipëria).

Gafa e Trump ndodhi teksa shpjegonte si arriti të bënte bashkë në Zyrën Ovale, liderët e Azerbajxhanit dhe Armenisë për t’i dhënë fund konfliktit që vijonte prej gati gjysmë shekulli midis dy vendeve.

“E patë se ç’po ndodhte në Azerbajxhan, që kishte vazhduar për 34, 35 vjet me Shqipërinë”, tha Trump, duke iu referuar gabimisht Tiranës zyrtare për konfliktin në Nagorno-Karabakh.


Bakuja dhe Jerevani zyrtar vetëm dy javë më parë nënshkruan në Uashington një marrëveshjeje paqeje, me Trump që bëri bashkë presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, dhe kryeministrin armen, Nikol Pashinyan.


Video