Trump: E kemi nën kontroll të plotë qiellin mbi Iran

17 June 2025, 18:18Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trump: E kemi nën kontroll të plotë qiellin mbi Iran

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi të martën se Irani nuk ka më kontroll mbi hapësirën e tij ajrore.

“Irani kishte gjurmues të mirë të qiellit dhe pajisje të tjera mbrojtëse, dhe shumë prej tyre, por nuk krahasohet me ‘gjërat’ e prodhuara, të konceptuara dhe të prodhuara nga Amerika”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. “Askush nuk e bën më mirë se SHBA-ja e vjetër e mirë”, përfundoi Trump.

Presidenti amerikan ka nisur prej ditës së djeshme një seri postimesh të shkurtra lidhur me situatën, duke akuzuar Iranin se neglizhoi një marrëveshje me SHBA-në që mund ta kishte shpëtuar nga situata ku është sot.

Postimi i Trump që tërhoqi më tepër vëmendje ishte ai ku i bënte thirrje iranianëve të evakuoheshin menjëherë nga Teherani.


Video