
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha ndihmësve të lartë të martën vonë se ai miratoi planet e sulmit ndaj Iranit, por nuk ka dhënë ende një urdhër përfundimtar, kjo për të parë nëse Teherani do të braktisë programin e tij bërthamor, raportoi të mërkurën Wall Street Journal.
Në një konferencë për shtyp më herët sot, Trump tha: “Më pëlqen ta marr vendimin përfundimtar një sekondë para se të vijë koha, sepse gjërat ndryshojnë.”
Sakaq, lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei refuzoi kërkesën e SHBA-së për t'u dorëzuar.
Më herët, senatori republikan Rand Paul u ka thënë gazetarëve se Donald Trump do të ketë nevojë për miratimin e Kongresit për të bombarduar Iranin, raporton Reuters.
"Le të themi se Presidenti Trump vendos që do të bombardojë Iranin. Ai duhet të vijë në një seancë të përbashkët të Kongresit dhe të kërkojë leje, dhe Kongresi do të duhet të shpallë luftë ndaj Iranit. Kjo është luftë ndaj Iranit", tha senatori i ri nga Kentucky. "Ai do të duhet të vijë dhe të kërkojë leje. Përndryshe, ai do të vepronte në një mënyrë jokushtetuese."