Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident në linjën Verona-Padova i ka marrë jetën një të riu shqiptar. I riu po kalonte shinat, rreth orës 11:20 të ditës së sotme, kur është përplasur nga një tren në linjën hekurudhore Verona-Padova pranë Caldiero. Vdekja është konstatuar nga mjeku i dërguar në vendin e ngjarjes.
Trafiku hekurudhor është pezulluar në Caldiero për të lejuar autoritetet kompetente të konstatojnë faktet. Nuk dihet ende nëse ka qenë një aksident apo, një akt vetëvrasje e 24-vjeçarit.