TRAGJEDI në Turqi/ Autobusi bie në humnerë, 12 të vdekur dhe 19 të plagosur!

21 August 2023, 11:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRAGJEDI në Turqi/ Autobusi bie në humnerë, 12 të vdekur dhe
Aksident në Turqi

Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Yozgat, mbrëmjen e së dielës, kur një autobus me pasagerë ra në një luginë pasi humbi kontrollin. 

Si pasojë e aksidentit, 12 persona humbën jetën dhe 19 të tjerë mbetën të plagosur. Drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit, si pasojë ka kaluar në anën e kundërt të trafikut dhe ka rënë në një humnerë 30 metra. Në autobusin fatkeq ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë, shkruajnë mediat e huaja. 

Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, sapo janë alarmuar. 


Video