Tragjedi në Mesdhe/ Mbyten varkat me emigrantë, raportohet për viktima dhe 30 të zhdukur

6 August 2023, 10:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tragjedi në Mesdhe/ Mbyten varkat me emigrantë, raportohet për
Varkat e mbytura

Dy varka me emigrantë nga Tunizia janë mbytur në brigjet italiane. Sipas mediave deri janë mbytur dy emigrant dhe rreth 30 të tjerë janë zhdukur në brigjet e Lampeduzës.

Njëra varkë kishte 48 emigrantë, nga të cilët u 45 prej të cilëve u shpëtuan dhe 3 u shpallën të zhdukur. Ndërsa në varkën e dytë ndodheshin 42 emigrantë, 2 u nxorën të vdekur, 14 u shpëtuan dhe të tjerët janë zhdukur.

Sipas informacioneve të para shkak është moti i keq që shkaktoi dallgë të mëdha në det.


Video