Tentohet vrasja e Mahmoud Abbas, momenti kur sulmohet me armë eskorta e presidentit palestinez

7 November 2023, 16:01Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tentohet vrasja e Mahmoud Abbas, momenti kur sulmohet me armë eskorta e
Atentati ndaj Mahmoud Abbas

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas raportohet se i ka mbijetuar një tentative për ta vrarë ditën e sotme.

Në media janë përhapur pamjet ku një grup i armatosur duket teksa sulmon me armë eskortën e tij.

Po ashtu, burime të pakonfirmuara raportojnë se sulmin e ka marrë përsipër grupi i armatosur “Sons of Abu Jandal”, të cilët i kishin kërkuar Abbas të mbante qëndrim të qartë kundër Izraelit.

Një prej truprojave të Abbas ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Midis palestinezëve ekziston një pakënaqësi e madhe ndaj Abbas, për shkak të heshtjes që prej nisjes së sulmeve brutale izraelite mbi Gaza.


Video