Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar në një takim në Bruksel kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burimet në bllokun evropian.
Kurti dhe Vuçiç kanë marrë ftesë për vazhdimin e dialogut, ku do të diskutohet për të gjitha çështjet e hapura mes dy shteteve.
Burimet në Bruksel tërheqin vërejtjen se tensionet janë pasoja e drejtpërdrejt e mungesës së vullnetit të liderëve për t’u ulur dhe për të vazhduar dialogun.