Tensionet në veri, reagon sërish KFOR: Jemi të gatshëm për ta mbajtur Kosovën të sigurt

1 August 2022, 16:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në veri, reagon sërish KFOR: Jemi të gatshëm
KFOR

KFOR ka reaguar sërish lidhur me tensionet në veri të Kosovë pas vendimit për reciprocitetin e targave dhe mjeteve të identifikimit, i cili u shty sërish nga Qeveria Kurti deri më 1 shtator.

Në një postim në Twitter, KFOR shprehet se po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm për të miratuar masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt

 “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, deklaron KFOR-i.


Video