Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Tensione mes forcave të NATO-s dhe atyre ruse në hapësirën ajrore mbi Lituani.
Mediat italiane bëjnë me dije se dy avionë luftarakë "Eurofighter", të forcave ajrore italiane, kanë interceptuar dy avionë rusë të modelit Sukhoi Su-27.
Incidenti ka ndodhur në datën 3 gusht, kur avionët rusë kanë tentuar të hyjnë pa leje në hapësirën ajrore të Lituanisë.
Menjëherë janë ngritur në fluturim avionët italianë F-2000 Typhoon, duke i interceptuar dhe ndjekur jashtë zonës së ndaluar ajrore.
Hapësira ajrore e vendeve baltike është nën mbrojtjen e NATO-s prej vitit 2004, mbrojtje që është forcuar edhe më tepër pas pushtimit rus të Ukrainës një vit më parë.