Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ambasadorët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të mbajnë një takim urgjent sot për të diskutuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, tha një zyrtar i aleancës ushtarake për agjencinë AFP.
“Mund të konfirmojmë se Këshilli i Atlantikut të Veriut do të mbajë një takim urgjent këtë mëngjes”, tha zyrtari. Pas këtij takimi urgjent, në nivel ambasadorësh, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të ofrojë një konferencë për shtyp, që pritet rreth orës 11:30 GMT.