Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, të paktën 10 të plagosur

18 April 2022, 12:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shpërthim i fuqishëm në Stamboll, të paktën 10 të

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur në Turqi, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në kabllot nëntokësore në Beyoglu të Stambollit.

Mediat e huaja raportojnë se si pasojë e shpërthimit, banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi janë evakuuar për arsye sigurie.

Shpërthimi vjen në kohën kur Turqia ka filluar një ofensivë të madhe ushtarake ndërkufitare kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në pjesën veriore të Irakut.

Sipas raportimeve, ky operacion përfshin sulme ajrore duke përdorur avionë, helikopterë dhe dron, si dhe inkursion tokësor nga trupat komando.


Video