Përmbyset dhe shpërthen sapo ulet në pistë, pamjet nga incidenti i avionit Delta në Kanada (VIDEO)

18 February 2025, 10:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përmbyset dhe shpërthen sapo ulet në pistë, pamjet nga

Një avion i kompanisë Delta, me 80 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, u përmbys gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos të hënën pasdite, mes erërave të forta dhe reshjeve të dëborës.

Ndërsa janë publikuara pamjet e incidentit ku shihet se avioni nuk ka bërë një ulje normale dhe ka shpërthyer në flakë, kur ka prekur në pistë.

Sipas autoriteteve fatmirësisht nga aksidenti nuk pati viktima, ndërsa janë raportuar 18 të plagosur, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Një nga hipotezat kryesore për aksidentin lidhet me kushtet e këqija atmosferike, të cilat mund të kenë vështirësuar uljen e avionit Bombardier CRJ-900.


Video