Shokuese: Shenjohen shtëpitë ku banojnë hebrenjtë në Gjermani

14 October 2023, 21:17Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shokuese: Shenjohen shtëpitë ku banojnë hebrenjtë në
Shtëpi e shenjuar me Yllin e Davitit

Disa shtëpi që banohen nga hebrenj në Gjermani janë shenjuar me Yllin e Davidit, një gjest që duket se vjen në vazhdën e rritjes së anti-semitizmit pas shpërthimit të konfliktit Izrael-Palestinë.

Një anëtare e komunitetit të hebrenjve në Berlin, Anna Staroselski ka shpërndarë në rrjetet sociale fotografitë teksa thotë se nuk është ndjerë kurrë më parë kaq e trembur të ecë në rrugët e qytetit.

Shënjimi i shtëpive të hebrenjve ringjall te ta një memorie të hidhur, ndërsa edhe gjatë holokaustit, banesat e hebrenjve në gjermani shënoheshin me bojë të kuqe.

Në shumë qytete evropiane, përfshirë Londrën, Berlinin, Parisin por edhe në SHBA, Kanada e Australi janë mbajtur protesta masive në mbështetje të palestinezëve.


Video