Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy burra të moshës 29 dhe 30 vjeç janë vrarë në një fermë bujqësore në Acireale, në zonën e Catanias.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se viktimat mund të jenë dy hajdutë agrumesh dhe janë vrarë pasi janë kapur duke vjedhur.
Personat që janë vrarë janë dy kushërinj, të identifikuar nga media italiane si Vito dhe Virgilio Cristian Cunsolo, të dy nga Catania.
Ata janë gjetur të pajetë në një shtëpi brenda një ferme në via Roccamena.
Ata u gjetën nga disa të afërm të viktimave pasi të dy nuk ishin kthyer në shtëpi mbrëmjen e djeshme.