Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në fshatin Strellc i Epërm në Deçan, ku dy vëllezër dyshohen se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve të tyre.
Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit iu kanë bërë presion prindërve e madje edhe i kanë kërcënuar seriozisht, duke iu dhënë ultimatum që të largohen nga shtëpia brenda javës ose “do t’i vrasin”.
Përballë kësaj situate, prindërit e kanë raportuar rastin në polici dhe kanë shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.