Shefi i Pentagonit: Askush nuk do të jetë i lumtur me lëshimet e Ukrainës

12 August 2025, 11:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Shefi i Pentagonit: Askush nuk do të jetë i lumtur me lëshimet e

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth tha se presidenti Donald Trump ka krijuar kushtet për një marrëveshje të mundshme paqeje me udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin por do të ketë lëshime, për  të cilat “askush nuk do të jetë i lumtur”.

“Ai krijoi kushtet për një zgjidhje të mundshme paqësore, që ishte qëllimi i tij që në fillim, në një fushëbetejë shumë të vështirë. Nuk mendoj se Vladimir Putin do të kishte rënë dakord për takimin nëse nuk do të ishte ndjerë i presionuar..." tha Hegseth.


Video