Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në parlamentin serb

30 June 2022, 23:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shaip Kamberi fiton mandatin e deputetit në parlamentin serb
Shaip Kamberi

Shaip Kamberi ka mundur të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë.

Lajmi bëhet me dije nga mediat në Kosovë që citojnë këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë, Shpëtim Haliti.

Ai mësohet të ketë konfirmuar se në zgjedhjet e përsëritura në Tërnovc, Shaip Kamberi arrin votat e nevojshme që të bëhet deputet në Parlamentin e Serbisë.

Për herë të pestë banorët e fshatit Tërnovc i Madh të Bujanocit iu drejtuan sot kutive të votimit.


Video