Serbia si ‘mashë’ ruse në Ballkan për të nxitur destabilizim

18 April 2022, 18:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serbia si ‘mashë’ ruse në Ballkan për të nxitur

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se në mos të orkestruara, sulmet serbe ndaj policisë së Kosovës në veri të vendit janë të frymëzuara nga Rusia.

“Provokimet janë të qarta, këto sulme janë të pa tolerueshme, ato po vijnë prej strukturave të cilat drejtpërdrejt janë të lidhura me Serbinë, kjo për arsye se Serbia gjithmonë ka interes për destabilizimin e Kosovës, edhe po shërben sikur platformë e Rusisë për ta shpërndarë edhe në pjesët tjera të Evropës luftën të cilën e ka nisur përmes invazionit mbi Ukrainën më tepër se një muaj më parë”, thotë Konjufca.

Në këtë fazë përplasjeje me perëndimin, sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, përhapja e destabilizimit edhe në rajone të tjera i intereson vetëm Putinit dhe Serbia po tregon që është vegël e Putinit.

“Pra, këto sulme që po ndodhin mbi Policinë e Kosovës edhe po tregojnë se sa Serbia është e varur nga Rusia, meqenëse këto sulme unë nuk i interpretoj tjetër përveç sesi të motivuara që konflikti të shpërndahet edhe nëpër pjesë tjera të Europës, ashtu që invazioni rus mbi Ukrainën të mos e ketë vëmendjen e botës demokratike, të BE-së dhe SHBA-së. Kështu që është interes i Putinit që me shpërnda konfliktin edhe nëpër vende të tjera dhe sulmet mbi Policinë e Kosovës unë i interpretoj mbi këtë motivacion që të shpërthejë lufta dhe destabilizimi edhe në pjesët tjera të Evropës”, shton ai.

Pak para kësaj deklarate të kryeparlamentarit të Kosovës, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç përsëriti qëndrimin serb për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë. “Ne jemi një vend sovran dhe vendosim vetë”, tha ndër të tjera Vuçiç.


Video