Ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj është arrestuar nga autoritetet serbe në Merdare, teksa ishte nisur që të udhëtojë për në Itali me vëllain e tij.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në rrjetet sociale, avokati Xhevdet Smakiqi.
Ai ka shkruar se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre.
Smakiqi i ka bërë thirrje urgjente Ministrisë së Punëve të Jashtme që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakaj.
Postimi i tij i plotë:
S’ka liberalizim për pjestarët e UÇK-së!
Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni që të mbroj të drejtat ligjore të familjarit të tyre Hasan Dakaj i lindur më 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qenë pjestar i UÇK-së është arrestuar në Merdare rreth ores 09:00h të mëngjesit derisa po udhëtonte me vëllaun e tij drejt Italise.
Familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasiqë polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-së sipas informatave të para e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kushumli dhe mund ti nënshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe më keq.
Unë menjëherë do të ndërrmarrë veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të intersohet për fatin e shtetasit të Kosovës Hasan Dakaj i arrestuar sot në mëngjes në Merdare nga policia serbe vetëm pse ka qenë ish-pjestar i UÇK-së.
Si Avokat i Familjes Dakaj i bëj thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës pa diskriminim.
Stop persekutimit të shtetasve të Kosovës nga shteti i Serbisë e cila po shkel lirinë fundametale të leëvizjes së lirë me fokus ish pjestarëve të UÇK-së.