Sëmuret Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike prej disa kohësh në gjendje të keqe shëndetësore

26 November 2023, 19:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sëmuret Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike prej disa
Papa Françesku

Papa Françesku anuloi të gjitha angazhimet e tij të planifikuara të shtunën pasi përjetoi simptoma të lehta të ngjashme me gripin, sipas Vatikanit.

Kreu i Kishës Katolike do të festojë 87-vjetorin e lindjes muajin e ardhshëm. Papa me origjinë argjentinase, prej disa kohësh është në gjendje të keqe shëndetësore.

Dhimbja kronike e gjurit e kufizoi lëvizshmërinë e tij dhe e bëri atë të përdorte shpesh një karrige me rrota. Gjatë verës ai iu nënshtrua edhe një operacioni në bark.

Françesku, i lindur me emrin Jorge Mario Bergoglio, është Papë që nga marsi i vitit 2013.

Në atë kohë ai pasoi Papa gjerman Benedikti XVI, i cili kishte dhënë dorëheqjen papritur për arsye moshe.

Benedikti vdiq në Vatikan në fund të vitit të kaluar në moshën 95-vjeçare.

 

 


Video