Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha në një konferencë për mediat se Rusia do të arrijë të përballojë sanksionet e vendosura nga shtetet perëndimore.
“Sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë janë të rënda, por vend ynë ka potencialin e nevojshëm që të rikuperojë dëmin e shkaktuar”, tha Peskov. Ai shtoi se Putin do të punojë sot për zgjidhjen e problemit ekonomik, pasi ka organizuar një takim me ministrin e Financave dhe guvernatorin e Bankës Qendrore.
SHBA-ja, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar përjashtuan Rusinë nga tregjet financiare perëndimore. Si rezultat, rubla ruse ka humbur vlerën e saj në shifra rekord krahasuar me monedhat perëndimore, ndërsa Banka Qendrore rriti normën e interesit nga 9,5% në 20%.
Gjithashtu Kremlini ka akuzuar Bashkimin Evropian për sjellje armiqësore ndaj Rusisë, duke thënë se furnizimet me armë në Ukrainë ishin të rrezikshme dhe destabilizuese dhe dëshmoi se Rusia kishte të drejtë në përpjekjet e saj për të çmilitarizuar fqinjin e saj.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë mbi numrin e viktimave që kanë pësuar forcat ruse, ose të shtjellojë udhëzimet e presidentit Vladimir Putin në fundjavë që forcat bërthamore të Rusisë të vendosen në një “regjim të veçantë”.