
Përveç Joe Biden, mes 963 personaliteteve amerikane të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi janë edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman.
Ministria e Jashtme ruse ka bërë publik një dokument ku përfshihen kryesisht zyrtarë qeveritarë, deputetë, por edhe anëtarë të shoqërisë civile si CEO i Meta-s dhe aktori hollivudian Morgan Freeman.
Ata akuzuar nga diplomacia ruse se kanë regjistruar një video në vitin 2017 ku pretendohej se Rusia po kryente një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara.
Ministria e Jashtme ruse thotë nën deklaratë se Moska mbetet e hapur për "dialog të ndershëm" dhe është në gjendje që sipas saj, të ndajë popullin amerikan nga autoritetet "që nxisin rusofobinë".
Ndërkohë, non grata janë shpallur edhe 34 diplomatë të Ambasadës Franceze në Moskë.