Rusia kërcënon NATO-n: Do të godasim karvanet ushtarake me ndihma për Ukrainën

13 April 2022, 21:52Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia kërcënon NATO-n: Do të godasim karvanet ushtarake me ndihma

Rusia ka kërcënuar NATO-n se do të godasë karvanet me ndihma ushtarake që po i ofron Ukrainës, duke deklaruar se për Moskën, ato janë shënjestra legjitime.

“Përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë ushtarak special dhe për të shkaktuar do të shtypen ashpër. SHBA dhe perëndimi duhet ta ketë të qartë këtë”, tha përmes një deklarate Ministria e Jashtme ruse.

Deklarata i paraprin vendimit të Uashingtonit për të ofruar paketën e radhës të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 750 mln dollarë. Njëkohësisht Bashkimi Europian aprovoi një shtesë prej 543 milionë dollarësh ndihma ushtarake për Kievin.

Epiqendra e luftës tashmë është zhvendosur në jug, ku Mariupoli është shkretuar plotësisht. Rusia deklaroi një ditë më parë se mijëra ushtarë ukrainas ishin dorëzuar, ndërsa Kievi e mohoi.

Paralelisht Gjykata Ndërkombëtare e Hagës po heton për krime të mundshme lufte në luftën për Mariupolin, ku ka raportime se rusët kanë përdorur edhe armët kimike.


Video