Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një prej zërave më të fortë opozitar në Rusi, dhe kritik i pushtimit të Ukrainës, Alexei Navalny është dënuar me 19 vite burg nga një gjykatë në Rusi.
Navalny, i cili aktualisht po vuan një dënim prej 9 vitesh burg për mashtrim, u akuzua në muajin qershor se kishte krijuar dhe financuar një grup ekstremist, një organizatë që shkelte të drejtat e njeriut.
Navalny u arrestua në vitin 2021 dhe u burgos me akuzat e mashtrimit. Ai ka kritikuar fort regjimin në Rusi si dhe luftën "e pakuptimtë" në Ukrainë.
Navalny gjithashtu ka zbuluar informacione për një sërë zyrtarësh të lartë dhe politikanë në Kremlin.