Rusia del me version tjetër: Me luftën në Ukrainë duam t’i japim fund dominimit të SHBA-së

12 April 2022, 12:35Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rusia del me version tjetër: Me luftën në Ukrainë duam
Pamje nga ndërtesat e shkatërruar në Ukrainë

“Operacioni special ushtarak" i Rusisë në Ukrainë po zhvillohet pjesërisht për t'i dhënë fund "dominimit total" dhe "zgjerimit të pamatur" të Shteteve të Bashkuara në skenën ndërkombëtare, shpjegoi ministri i jashtëm rus.

Sergei Lavrov dha kështu një justifikim të ri për konfliktin që filloi në shkurt me pretekstin e denazifikimit dhe çarmatosjes së Ukrainës.

"Operacioni ynë special ushtarak është krijuar për t'i dhënë fund zgjerimit dhe lëvizjes së pamatur drejt dominimit total të Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të vendeve perëndimore që udhëhiqen nga ato”,  tha Lavrov në një intervistë për median shtetërore ruse Rossia-24.

Mediat dhe qeveria ruse vazhdimisht kanë dhënë justifikime të ndryshme për luftën në Ukrainë:

Para pak kohësh u deklarua se sulmi ndaj Ukrainës është i nevojshëm për të çliruar popullsinë e Donbasit nga gjenocidi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, i ka justifikuar bombardimet bazuar në ekzistencën e laboratorëve të supozuar biologjikë me zogj të rrezikshëm. 

Javën e kaluar, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zajarova, vuri qershinë mbi tortën e arsyetimeve ruse, duke argumentuar se ukrainasit kishin një qëndrim nazist duke mos lejuar kombet e tjera të gatuanin borsch, një supë tipike ukrainase me panxhar. 

"Nuk është se rusët janë çmendur, ata ofrojnë qëllimisht të gjitha arsyet e mundshme për të gjitha nivelet e audiencës së tyre dhe në të njëjtën kohë shtrembërojnë çdo diskutim", shpjegoi analisti Serguei Sumlenny, ish-drejtor i Fondacionit Heinrich Boell në Kiev.


Video