Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pas 5 vitesh, nesër do të fillojë të kumbojë sërish kulla e sahatit më e famshme në botë, Big Ben.
Ora 163-vjeçare në Parlamentin Britanik do të vijojë të tingëllojë çdo ditë pas një rinovimi pesë-vjeçar, prej 95 milionë dollarësh raporton “Washington Post”.
Që nga viti 2017, kur pushoi së funksionuari, ajo ka rënë vetëm disa herë. Së fundmi kumboi me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.
Ora e famshme është planifikuar të nisë punën nesër në orën 11, në përkujtim të 11 nëntorit 1918, kur mbaroi Lufta e Parë Botërore.