Rezultatet e autopsisë: Vdekja e kuzhinierit të Obamës ishte aksidentale

23 August 2023, 10:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rezultatet e autopsisë: Vdekja e kuzhinierit të Obamës ishte
Barack Obama dhe Tafari Cambell

Vdekja e Tafari Campbell, kuzhinierit personal të Barack dhe Michelle Obama, ishte aksidentale, sipas Zyrës Mjekësisë Ligjore në Massachusetts.

Timothy McGuirk, zëdhënës i Zyrës Ekzekutive të Sigurisë Publike dhe Sigurisë, tha se rezultatet e autopsisë nuk do të jepen për publikun, por Mjekësia Ligjore ka vendosur të martën se vdekja e Campbell ishte një aksident.

Ish-kuzhinieri i Shtëpisë së Bardhë u mbyt më 23 korrik në Edgartown Great Pond, pranë shtëpisë së Obamës në Martha's Vineyard, ku Campbell, 45 vjeç, kishte qenë për vizitë.

Boston Globe raportoi se "Campbell po qëndronte në "paddleboard" kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua. Campbell nuk kishte veshur jelek shpëtimi dhe nuk ishte i fiksuar në tabelë. Trupi i Campbell u gjet në rreth 8 metra ujë.

Sipas gazetës së Bostonit, në mbrëmjen e 23 korrikut, një grua e paidentifikuar nuk arriti ta ndihmonte Campbell-in pasi e pa atë që po mbytej. Një notar gjithashtu u përpoq të gjente Campbell-in, por nuk mundi, sipas Globe. Sipas gazetës, ekuipazhet e varkave, ekipet e zhytjes dhe madje edhe një helikopter i rojes bregdetare kërkuan trupin e Campbell gjatë gjithë natës por trupi i Campbell u gjet mëngjesin tjetër.

Sipas një zëdhënëse të ish-presidentit dhe zonjës së parë, familja Obama “nuk ishte e pranishme në rezidencë në momentin e aksidentit”.

Familja Obama lëshoi një deklaratë menjëherë pas vdekjes së Campbell, duke e quajtur "një pjesë të dashur të familjes"./WashingtonPost



Video