
Shkencëtarët kanë konfirmuar rrufenë më të madhe dhe më të gjatë si shtrirje kohore të regjistruar ndonjëherë.
Rrufeja e shtrirë në gjatësi pothuajse 770 kilometra dhe që zgjati për thuajse 10 sekonda ndriçoi qiellin në tre shtete të SHBA.
Rrufeja u përhap në të gjithë Misisipin, Luizianën dhe Teksasin. Rekordi i mëparshëm i një fenomeni të tillë u regjistrua në Brazil në 2018-n me 709 kilometra.
Një tjetër rrufe e regjistruar në vitin 2020 - në Uruguaj dhe Argjentinë - ka vendosur gjithashtu një rekord të ri për kohëzgjatjen në 17.1 sekonda. Rekordi i mëparshëm ishte 16.7 sekonda.
Sipas shkencëtarëve, të dy regjistrimet u zhvilluan në zona të prirura ndaj stuhive intensive që prodhojnë 'megarrufe', përkatësisht rajoni i Rrafshnaltës së Madhe të Shteteve të Bashkuara dhe pellgu La Plata i konit jugor të Amerikës së Jugut.
Shkencëtarët besojnë se në të ardhmen fenomene të ngjashme edhe më të ashpra do të regjistrohen falë zhvillimit të teknologjisë për kapjen e tyre, por edhe për shkak të ndryshimeve klimatike, që fajësohen për ashpërsimin gjithnjë e më shumë të stuhive.
