Reagimi i një babai që i kanë vrarë djalin 3 vjeç, rreh autorin në sallën e gjyqit (VIDEO)

25 June 2022, 16:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reagimi i një babai që i kanë vrarë djalin 3 vjeç,
Reagimi i një babai që i kanë vrarë djalin 3 vjeç

Babai i një djali 3 vjeç të vrarë ka sulmuar autorin e krimit në një sallë gjyqi në Ohajo të SHBA-së.

Pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë në gjykatë tregojnë Antonio Hughes teksa shkëputet nga vendet e fundit të sallës dhe godet me grushte Desean Brown, 22 vjeç.

Brown akuzohet se qëlloi për vdekje me thikë Nyteisha Lattimore, 29 vjeç, në dhjetor të vitit 2020, ndërsa më pas vrau djalin e tyre Nylo, tre vjeç dhe trupin e pajetë e hodhi në lumë.

Ai mund të dënohet me vdekje nëse do të shpallet fajtor.

Katër policë reaguan menjëherë dhe neutralizuan Antonio Hughes, ndaj të cilit nuk është ngritur asnjë akuzë deri tani.


Video