Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Raporte të pakonfirmuara në rrjetet social shkruajnë se Rusia është duke u përballur me një sulm dronësh ajrorë nga Ukraina.
Sipas faqes "Visegrad24", disa dronë kanë fluturuar mbi territorin e Rusisë, duke iu drejtuar Moskës.
Ndonëse ende nuk ka konfirmime zyrtare apo pamje filmike, ajo që dihet është se gjatë orëve të vona të kësaj të shtune, Moska ka shtuar sulmin me raketa ndaj Ukrainës, si një kundërpërgjigje ndaj goditjes së dy anijeve ruse në Detin e Zi.
Po ashtu sipas "The Moscow Times", gjatë mbrëmjes së sotme, një avion luftarak rus Su-30 ka interceptuar një dron amerikan pa pilot të modelit Reaper MQ-9.
Po sipas këtyre burimeve, droni amerikan ka kryer një kthim "U" mbi Detin e Zi dhe është larguar.