Rama sot takim ‘kokë më kokë’ me kancelarin Scholz

11 April 2022, 07:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama sot takim ‘kokë më kokë’ me kancelarin Scholz
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë njnë vizitë dy ditore në Gjermani.

Në orët në vijim Rama do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve.

Pas takimit, në orën 18:15 Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median.

AXHENDA

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

Gjatë vizitës kryeministri shoqërohet nga Taulant Balla, Delina Ibrahimaj dhe Elisa Spiropali.


Video