Rama darkon me Vjosa Osmanin në Ulqin

1 July 2023, 08:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama darkon me Vjosa Osmanin në Ulqin
Rama darkon me Vjosa Osmanin në Ulqin

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë darkuar së bashku me praninë edhe të personave të tjerë në Ulqin.

Ky takim ka ardhur para se te merrnin pjesë në koncertin e Rame Lahaj.

Ndërkohë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, postoi në Instagram pamje nga hapja e sezonit turistik në Ulqin, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama e Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dritan Abazović (@dritan.abazovic)

Tre ditë më parë, në një konferencë që bëri bashkë udhëheqësit e disa prej shteteve anëtare të NATO-s, Rama theksoi se “perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Europës është një kërcënim real dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta parandaluar duke nxitur dialogun.”

“Ndaj të gjithë duhet të bëjmë diçka për ta parandaluar duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel  të lartë në BE me mbështetje të SHBA-ve dhe duke bërë të qartë nëpërmjet NATO-s që KFOR do të jetë aty për të garantuar dhe për të vendosur integritetin e plotë në rast të ndonjë ndërprerje që mund ndodhë për shkak të një përshkallëzimi të papërgjegjshëm.”


Video