Putin s’e ndan nga vetja valixhen bërthamore

13 April 2022, 16:31Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Putin s’e ndan nga vetja valixhen bërthamore

Valixhja misterioze e zezë, që në Perëndim është interpretuar si valixhja me kodet e armëve bërthamore të Rusisë po e shoqëron Vladimir Putinin në çdo hap.

Pas shfaqjes së saj në një funeral pak javë më parë, shoqëruesit e Putinit me valixhen në fjalë ishin bashkë me të edhe gjatë një vizite në një stacion lëshimi anijesh hapësinore rus, ku Presidenti rus u takua me homologun bjellorus, Alexander Lukashenko.

Një nga shoqëruesit e shefit të Kremlinit, që mbante çantën e zezë në dorë, me anë të së cilës mund të niset sulm bërthamor nga distanca, ndërsa zbrisnin nga një helikopter.

Njerëz të Putinit janë fotografuar me të njëjtën valixhe. Në stacionin hapësinor, ai përmendi suksesin e programit hapësinor Sovjetik si dëshmi se Rusia mund të arrijë hapa të rëndësishëm përpara në kushte të vështira.

Putin ndodhej në portin hapësinor me rastin e 61-vjetorit të shkuarjes së Yuri Gagarin-it hë hapësirë.

 


Video