Protestuan kundër vizitës së Trendafilova-s, arrestohet Dardan Molliqaj dhe Nol Nushi në Kosovë

29 November 2023, 15:13Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuan kundër vizitës së Trendafilova-s, arrestohet Dardan
Arrestimi i Molliqajt dhe Nushit

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj dhe sekretari organizativ i kësaj force politike Nol Nushi, janë arrestuar në protestën e sotme kundër vizitës së kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafliova.

Protesta pranë hotelit ku Trendafilova po zhvillon takimin me shoqërinë civile, është përcjellë me tensione të shumta, ku janë hedhur tymuese dhe mjete shpërthyese.

Një nga gazetarët që po përcillte ngjarjen, është rrëzuar në tokë gjatë përplasjes së fortë me forcat e policisë.

Ekaterina Trendafilova është Kryetarja e Dhomave të Specializuara.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Gjykata e ka selinë në Hagë, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës.


Video