Protesta anti-islame në Suedi, ekstremistët e djathtë shkaktojnë trazira

18 April 2022, 08:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protesta anti-islame në Suedi, ekstremistët e djathtë

Suedia u trondit këtë javë nga disa ditë trazira për shkak të demonstratave dhe reagimeve të shkaktuara pas veprimeve anti-islame të promovuara nga një grup i ekstremit të djathtë.

Ekstremistët dogjën një kopje të Kuranit, duke kërcënuar se do ta bëjnë sërish. Akte dhune u raportuan në periferi të Stokholmit, Malmo, Linköping dhe Norrköping.

Në lagjen Rosengrad, në Malmo, policia shpërndau një turmë demonstruesish që i vunë flakën një autobusi dhe një makine policie.

Ekstremistët e djathtë të lëvizjes ishin takuar në Malmo, të udhëhequr nga ekstremisti Rasmus Paludan. Disa demonstrues hodhën gurë ndaj policisë.

Raportohet se të paktën 16 policë u plagosën dhe disa automjete u shkatërruan në trazirat pas demonstratave nga grupi i ekstremit të djathtë.

Shefi i Policisë Kombëtare Suedeze, Anders Thornberg, nënvizoi brutalitetin e veprimeve të ekstremit të djathtë, veprimet e së cilës kanë pasur jehonë edhe jashtë kufijve të vendit.

Ministria e Jashtme e Irakut ka thirrur të ngarkuarin suedez me punë në  Bagdad dhe paralajmëroi se incidenti mund të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet midis Suedisë dhe komuniteteve muslimane në përgjithësi.

 


Video