Propaganda pro-ruse vërshon te amerikanët, falë intervistës së Vuçiç me Tucker Carlson

20 August 2023, 20:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Propaganda pro-ruse vërshon te amerikanët, falë intervistës
Tucker Carlson dhe Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një intervistë për gazetarin e njohur amerikan Tucker Carlson, gjatë një vizite në Budapest të Hungarisë.

Vuçiç nuk ka ngurruar ta shfrytëzojë këtë hapësirë të çmuar për të përcjellë mesazhet e tij anti-eruopiane dhe pro ruse.

Një nga deklaratat gjatë intervistës është se si sipas tyre, lufta në Ukraiën ka shkatërruar ekonominë evropiane. Nuk ka munguar as fajësimi i qeverisë amerikane si autore e shpërthimit të gazsjellësit “Nord Stream 2”, që sipas tyre ka "shkatërruar ekonominë gjermane".

Në fakt, e gjitha është në kuadër luftës që ish-gazetari i Fox News, i bën presidentit amerikan Joe Biden dhe demokratëve.

Tucker Carlson, pasi u pushua nga puna në rrjetin Fox News, i transmeton intervistat e tij në rrjetin social “Twitter”.


Video