'Prokurori i Përgjithshëm' i Donald Trump, i hetuar për trafik minorenesh! Si u “masakrua” nga rrjeti kur i komentoi Bebe Rexhës

14 November 2024, 18:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Prokurori i Përgjithshëm' i Donald Trump, i hetuar për
Matt Gaetz

Donald Trump thotë se ka nominuar për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ish-kongresmenin e Floridas Matt Gaetz, një emër që ka lënë pa fjalë edhe shumë republikanë.

Gaetz duket se është zgjedhur të shtyjë para agjendën radikale të Donald Trump për të bërë ndryshime rrënjësore në Departamentin e Drejtësisë, të cilin ai e ka sulmuar shpesh gjatë fushatës.

Disa orë para njoftimit, Gaetz tha në një postim në mediat sociale se duhet të ketë një “shtytje të plotë të gjyqësorit kundër kësaj qeverie të armatosur". Ai shtoi, "Dhe nëse kjo do të thotë shkrirje i çdo njërës prej tre agjencive, nga FBI në ATF, unë jam gati të filloj". Nëse konfirmohet si prokuror i përgjithshëm, ai do të mbikëqyrë FBI-në dhe ATF-në, e njohur zyrtarisht si Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve.

Gaetz është një figurë kontroverse në SHBA. Ndonëse i ka mohuar akuzat, ai është hetuar më herët si pjesë e një rrjeti trafiku seksual të minoreneve.

Por sjelljet e tij të çuditshme nuk mbarrojnë këtu. Më herët ai është vënë në qendër të vëmendjes pasi i doli në mbrojtje një prokurori i cili kishte sugjeruar që drejtësia të bënte marrëveshje me pedofilin famëkeq Jeffrey Epstein.

Pak kohë më pas, një gazetar amerikan do të zbulonte lidhjen e tij kur ishte kongresmen me një studente 21-vjeçare.

Një tjetër moment kontrovers, ishte ai kur Gaetz ripostoi një shprehje të këngëtares Bebe Rexha.

Kjo e fundit kishte shkruar në “Twitter” se “nuk ka moshë që s’mund të jesh seksi”, pasi një producent muzike e kishte kritikuar se “po plakej”.

Gaetz e ripostoi shprehjen e Bebe Rexhës duke shtuar “Mendoj se tabelat mirëseardhëse në Florida duhet të zëvendësohen me këtë shprehje”.

Duke marrë parasysh të kaluarën e tij, postimi nuk u interpretua mirë, me shumë nga komentuesit të cilët e ironizuan atë.

'Prokurori i Përgjithshëm' i Donald Trump, i hetuar për

Hetimi ndaj Gaetz

Hetimi federal i trafikut seksual që filloi nën Prokurorin e Përgjithshëm Bill Barr gjatë mandatit të parë të Trump u fokusua në pretendimet se Gaetz dhe aleati i dikurshëm politik Joel Greenberg paguanin vajzat e mitura dhe eskorta ose u ofronin dhurata në këmbim të seksit.

Greenberg, një koleg republikan që shërbeu si mbledhës taksash në Seminole të Floridës, pranoi si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me prokurorët në vitin 2021 se ai paguante femra dhe një vajzë të mitur për të kryer marrëdhënie seksuale me të dhe burra të tjerë. Burrat nuk u identifikuan në dokumentet e gjykatës kur ai u deklarua fajtor. Greenberg u dënua në fund të vitit 2022 me 11 vjet burg.

Hetuesit federalë shqyrtuan një udhëtim që Gaetz bëri në Bahamas me një grup grash dhe një doktor që dhuroi për fushatën e tij, dhe nëse femrat paguheshin apo merrnin dhurata për të bërë seks me burrat, sipas njerëzve të njohur me çështjen. Prokurorët hetuan gjithashtu nëse Gaetz dhe bashkëpunëtorët e tij u përpoqën të siguronin vende pune në qeveri për disa nga femrat dhe shqyrtuan lidhjet e Gaetz me sektorin e marihuanës mjekësore, duke përfshirë nëse bashkëpunëtorët e tij kërkonin të ndikonin në legjislacionin e sponsorizuar nga Gaetz.


Video