Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Disa media në Rusi nuk e konfirmojnë vdekjen e bosit të “Wagner” Yevgeny Prigozhin, për shkak se kanë dyshime se ai mund të mos ishte në avionin që u rrëzua duke i marrë jetën 10 personave.
“Yevgeny Prigozhin mund të ketë qenë në një aeroplan tjetër. Më parë, për qëllime konspirative, biznesmeni i ngatërronte rregullisht njerëzit. Sipas burimit tonë, Prigozhin dyshohet se ishte regjistruar për këtë fluturim dhe në të njëjtën kohë ka hipur në një avion tjetër”, shkruan një gazetë ruse.
Gjithashtu, ekspertiza forenzike e trupave nga përplasja e avionit do të dojë një kohë të gjatë. Kjo për shkak se përplasja e fortë dhe shpërthimi në flakë ka bërë që të shkatërrohet thuajse çdo gjë.